Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, Policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ymer Prizreni” në Prishtinë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 10:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën Ymer Prizreni në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”./Periskopi

Shpërndaje në: