Gjendet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës

Gjendet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës

Në Portin e Sarandës është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar, i cili ishte i punësuar si roje në Portin e këtij qyteti.

Sipas Policisë së Sarandës, nga hetimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, raporton Euronews.al, transmton Periskopi.

“Materialet mbi rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes,” thanë policia./Periskopi/

Shpërndaje në: