Gjendja në Semetisht të Suharekës pas vërshimeve
Vërshime të shumta kanë ndodhur në tërë vendin për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.
Edhe në fshatin Semetisht të Suharekës shihet se shumë shtëpi janë nën ujë.
Janë publikuar pamje të fshatit Semetisht të Suharekës, pas vërshimeve si pasojë e reshjeve të dendura.
Gjendje e rënduar si pasojë e të reshurave është raportuar edhe në Gjakovë, Skenderaj, Drenas, Rahovec e komuna të tjera./Periskopi/



