Gjermanët iu kthehen biçikletave?

Gjermanët iu kthehen biçikletave?

Shenja e komunikacionit si kjo në foto është shfaqur së fundmi në Stuttgart, në një rrugë që posedon shirit të veçantë për biçikleta dhe motora, i ndarë nga shiriti kryesor me vija të ndërprera.

Nëse konfigurimit të rrugës, për shkak se mungesa e gjerësisë së duhur në disa vende nuk e lejon kalimin normal të automjeteve, i mungon distanca anësore prej 1.5 metrave gjatë tejkalimit (siç parashihet me ligj) në ato vende ndalohet tejkalimi. Dënimi për këtë shkelje për shoferët është 70 euro.

Në praktikë, kjo shenjë sugjeron se në pjesë të caktuara të rrugës pjesëmarrësi më i ngadaltë në trafik – që është biçiklisti, do ta diktojë shpejtësinë e lëvizjes për të gjitha automjetet.

S’ka dyshim se ndryshimet e mëdha në autoindustri, por edhe numri gjithnjë e më i madh i llojeve të mjeteve të transportit, krahas ngritjes së vetëdijes ekologjike, po ndikon në ndryshimet në trafik në shumë qytete. Rrjedhimisht, po ndryshojnë edhe rrugët, ku mjetet motorrike gradualisht po e humbin statusin e privilegjuar. Kjo vërehet qartë nëpër qendrat e qyteteve, ku po synohet që ato të largohen plotësisht nga trafiku, dhe që këto pjesë të lirohen për këmbësorët dhe mjetet ekololgjike të transportit. Gjermania, por edhe disa shtete tjera perëndimore ka kohë që po punojnë në këtë drejtim.

Shoferët natyrisht se nuk janë të lumtur, ndërkohë që shtrohet pyetja edhe lidhur me ardhmërinë e komunimkacionit siç e njohim.

Shpërndaje në: