Gjesti i portierit shqiptar bëhet viral në rrjetet sociale

Gjesti i portierit shqiptar bëhet viral në rrjetet sociale

Gjatë ndeshjes mes Vëllaznisë së Shkodrës dhe Vorës, portieri Romeo Harizaj bëri një veprim të mrekullueshëm.

Lojtari kundërshtar bëri një goditje drejt portës, por që shkoi jashtë saj dhe goditi një sigurim.

Harizaj harroi ndeshjen për pak sekonda dhe vrapoi te burri që punonte si sigurim, vetëm për t’i dhuruar një përqafim dhe për ta pyetur a është mirë.

Një gjest që tregon se futbolli dhuron emocione jo vetëm me gola. Respekti dhe humanizmi pjesë e rëndësishme e lojës!/Periskopi/

Shpërndaje në: