Gjetja e dy kufomave në Durrës, zbulohet shkaku i vdekjes

Gjetja e dy kufomave në Durrës, zbulohet shkaku i vdekjes

 

Dy trupa të pajetë janë gjetur nga policia e Durrësit dje në dy lagje të ndryshme të qytetit bregdetar. 
Policia njofton se fillimisht në lagjen Nr.7 është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull. Viktima është i dekompozuar dhe ende nuk është identifikuar.

Besohet se ai ka humbur jetën prej të paktën një jave.
Nga këqyrja paraprake, policia nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe identitetit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Burime policore thanë se viktima dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një overdoze droge pasi vendi ku u gjet, një shtëpi e braktisur dhe gjysmë e rrënuar përdorej nga përdoruesit e drogës.
Ndërkohë, në lagjen Nr.16 është gjetur i vdekur 39-vjeçari me iniciale B.C, nga Durrësi. Policia thotë se viktima nuk ka shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera. Po hetohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Shpërndaje në: