Gjigantët e basteve të sigurtë si për ‘vdekjen’ në fitoren e Spanjës, kuota të çmendura

Gjigantët e basteve të sigurtë si për ‘vdekjen’ në fitoren e Spanjës, kuota të çmendura

Gjigantët botëror të basteve janë jashtëzakonisht të bindur në fitoren e Spanjës kundër Kosovës sonte, përballje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

‘Dardanët’ presin ‘ata’, siç po na quan neve ky shtet iberik, në ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Betfair, e sheh Spanjën si favorite absolute pasi i ka vënë kuotën 1.20 për të fituar, derisa fitores së mundshme të Kosovës i vë kuotë jashtëzakonisht të lartë, 17. Barazimi vlerësohet me kuotën 6.

Edhe shtëpitë e tjera të basteve e favorizojnë dukshëm kombëtaren spanjolle përballë dardanëve. Madje, sipas kuotës së Bet365 gjasat e Kosovës për të fituar janë 15.

Kosova është pothuajse e pashpresë dhe pa gjasa për ta siguruar pjesëmarrjen në një turne të madh për herë të parë në historinë e vet, pasi i ka vetëm katër pikë në vendin e tretë.

Por verdhekaltrit do të kërkojnë t’ia bëjnë Spanjës jetën sa më të vështirë, pasi ajo synon vendin e parë në Grupin B.

Spanja i ka 10 pikë në vendin e parë, një më shumë se Suedia në vendin e dytë, por i ka zhvilluar dy ndeshje më shumë se kjo e fundit. Prandaj, vendi i parë në grup nuk është i sigurt për furinë e kuqe.

Vendi i parë shkon direkt në Katar 2022, ndërsa vendi i dytë luan në play-off.

 

Shpërndaje në: