Gjini: Investimet e reja dhe mbështetja për bizneset do të jenë gjithmonë prioritet
Kryetari i Gjakovës dhe njëherit kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini ka takuar sot pronarët e bizneseve për të diskutuar programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, raporton Periskopi.
Ai në një postim në Facebook shkruan se investimet e reja dhe mbështetja do të jenë një nga prioritetet.
Postimi i plotë:
Sot zhvilluam një takim me pronarët dhe menaxherët e bizneseve të qytetit për të diskutuar programin tonë qeverisës dhe mundësitë për zhvillimin ekonomik të Gjakovës për katër vitet e ardhshme.
Investimet e reja dhe mbështetja për bizneset do të jenë gjithmonë prioritet.
Komuna do të ofrojë asete dhe mundësi për të lehtësuar rritjen dhe zhvillimin e bizneseve lokale, ndërsa rritja e kapaciteteve hoteliere dhe zhvillimi i turizmit tashmë po bëhen realitet.
Gjakova mbetet një qytet miqësor dhe i hapur për çdo iniciativë që sjell punësim dhe zhvillim për qytetarët tanë.



