Gjini pas vdekjes së dy punëtorëve – Ditë e rëndë për Gjakovën!

Gjini pas vdekjes së dy punëtorëve – Ditë e rëndë për Gjakovën!

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini ka reaguar pas vjdekjes në vendin e tyre të punës të dy punëtorëve në një firmë ndërtimi në Gjakovë, raporton Periskopi.

Sipas tij, tragjedia e sotme në vendin e punës, ku dy punëtorë humbën jetën, hapi një plagë që prek të gjithëve.

Reagimi i plotë:

Në emrin tim dhe të Komunës së Gjakovës, shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave.
Dhimbja juaj është dhimbja e të gjithëve ne. Jemi pranë jush me respekt dhe mbështetje të sinqertë.

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë: Arrestohen investitori dhe punëkryesi

 

Shpërndaje në: