Gjithçka gati, Kosova synon fitoren e madhe ndaj Sllovenisë

Gjithçka gati, Kosova synon fitoren e madhe ndaj Sllovenisë

Kosova dhe Sllovenia do të përballen sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante, me ‘Dardanët’ që kërkojnë vetëm pikët e plota në tempullin e futbollit në kryeqytet.

Analizuar shifrat e basteve, Kosova e ka epitetin e kombëtares favorite ndaj Sllovenisë, por që natyrisht, gjithçka duhet të dëshmohet në fushë.

Një forcë e shtuar për futbollistët dardanë, do të jetë nga tribunat, me të gjitha biletat që janë shitur për këtë përballje.

Atmosfera pritet të jetë e ‘zjarrtë’, me tifozët që ëndërrojnë një fitore dhe një tjetër natë fantastike, pas asaj me Suedinë.

Kjo ndeshje fillon në ora 20:45.

Shpërndaje në: