Gjithçka gati për ndeshjen, Shqipëria luan sonte me fanellat tradicionale

Gjithçka gati për ndeshjen, Shqipëria luan sonte me fanellat tradicionale

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtarja shqiptare ka siguruar një vend në Evropianin e vitit të ardhshëm, teksa sonte synon që të sigurojë kualifikimin si e para e grupit. Një barazim është i mjaftueshëm për këtë, përveç fitores.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë me dije se tashmë gjithçka është gati për sonte, teksa ka publikuar pamje nga dhomat e zhveshjes.

Përmes videos gjithashtu u bë e ditur se Shqipëria do të luajë sonte me fanellat tradicionale, me ngjyrat kuq dhe zi.

✅ Gjithçka gati në dhomat e zhveshjes para ndeshjes me Ishujt Faroe!

🇦🇱Shqipëri 🆚 Ishujt Faroe 🇫🇴, 🕑 20:45, 🏟️ “Air Albania”

#forcashqiperi #kombetarja #shqiperi #kuqezi #europeanqualifiers

Posted by Federata Shqiptare e Futbollit on Monday, November 20, 2023

Shpërndaje në: