Gjoshi: Kurti po konsultohet me Visar Korenicën për t’ia kthyer përgjigjen Netanyahut

Gjoshi: Kurti po konsultohet me Visar Korenicën për t’ia kthyer përgjigjen Netanyahut

Një letër nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu erdhi sot për Kurtin.

Aty ai përveç që e uroi për fitoren në zgjedhje, e ftoi edhe në inaugurimin e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Mirëpo, kësaj letre Kurti nuk i ka kthyer përgjigje.

E për këtë, ka reaguar zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi. Ky i fundit në një postim në Facebook ka ironizuar duke thënë se Kurti po konsultohet me deputetin e tij, Visar Korenicën për t’i kthyer përgjigje Netanyahut.

Korenica ndryshe ishte përfolur shumë për postimet e tij ku kërkonte zhdukjen e Izraelit.

Postimi i plotë i Gjoshit në Facebook:

E mora vesh pse s’po përgjigjet…

Albin Kurti është në diskutime të vazhdueshme për përgjigjen që do t’ia kthejë Benjamin Netanjahut të Izraelit i cili e ftoi për inaugurimin e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Për përgjigje po konsultohet me atë deputetin e tij, Visar Korenicën, që bënte thirrje për zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut.

Shpërndaje në: