Gjuha e urrejtjes: Njeriu që këshillon Glauk Konjufcën, bën tri sulme ndaj fjalës së lirë për tri ditë

Gjuha e urrejtjes: Njeriu që këshillon Glauk Konjufcën, bën tri sulme ndaj fjalës së lirë për tri ditë

Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, Driton Tali, nuk po e ndal gjuhën e urrejtjes dhe mosdurimit ndaj fjalës së lirë në vend.

Ai ka bërë të paktën tri sulme ndaj mediave dhe analistëve të vendit prej datës 25 shtator 2021 [e shtunë] e deri më sot.

“Ça po thonë portalet “e paanshme të hyçmetit të moçëm”, a do me kris Serbia?” – shkroi ai në statusin e parë në Facebook, më 25 shtator, ora 5 e 56 e pasdites, përcjell Periskopi.

Më pas, ai sulmon analistët e vendit për situatën në veri.

“A mos po i tërhiqke ShBA ushtarët na Kosova?! Ça po thonë analistat? A mos ju kish kallxu në besë nej diplomat ndërkombëtar nejsen?!!!”

Dhe në të fundit, ai vazhdon të sulmojë analistët madje duke i lidhur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Mos me dijtë njeri a Vuçe po influencohet prej analistave tanë a analistat tanë prej Vuçes!”

Kujtojmë që këshilltari i Konjufcës, Driton Tali, është edhe opinionist në të përditshmen Bota Sot.

Shpërndaje në: