Gjykata e Myanmar e dënon gazetarin amerikan me 11 vjet burg

Gjykata e Myanmar e dënon gazetarin amerikan me 11 vjet burg

Një gjykatë ushtarake në Myanmar të Azisë ka dënuar gazetarin amerikan, Danny Fenster, me 11 vjet burg.

Fenster u shpall fajtor për shkelje të ligjit të imigracionit, shoqërim të paligjshëm dhe inkurajim për mosbindje ndaj ushtrisë.

Ai u ‘godit’ në fillim të kësaj jave me dy akuza shtesë për kryengritje dhe terrorizëm, të cilat parashikojnë një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Gjyqi i tij për akuzat e reja do të fillojë më 16 nëntor, shkruan BBC.

Fenster, 37 vjeç, i cili ishte redaktor menaxhues i faqes në internet Frontier Myanmar, u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Yangon në muajin maj. Ai është një nga dhjetëra gazetarët vendas që janë arrestuar që nga një grusht shteti ushtarak në shkurt.

Sipas Frontier, Fenster kishte punuar më parë për Myanmar Now, një faqe e pavarur lajmesh që ka qenë kritike ndaj ushtrisë që nga grusht shteti.

Shpërndaje në: