Gjykata hedh poshtë ankesën e Imet Rrahmanit nga LAA

Gjykata Supreme e Kosovës ka heshur poshtë dy ankesa që i ishin drejtuar nga kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Imet Rrahmani, dhe nga Jollxhi Shala i partisë romë KNRP.
Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëdhënësja e Gjykatës Supreme Antigona Uka-Lutfiu.
Ajo ka thënë se ankesa e Rrahmanit është hedhur si e palejuar, kurse e Shalës është refuzuar.
“Gjykata Supreme ka pranuar dy ankesa të reja. Ankesa nga kandidatit për deputet Imet Rrahmani, e cila është hedhur si e palejuar dhe ankesa nga Jollxhi Shala, e cila është refuzuar”, tha Uka-Lutfiu.