Vetëvendosje nuk e pranon vendimin e Gjykates Kushtetuese: Mund të vonojnë reformat në drejtësi, por një gjë nuk mund ta kthejnë mbrapshtë, 14 shkurtin

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pasi sot Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka tha se ky vendim është sabotim dhe vonim i reformave në drejtësi.
“Këta mund të sabotojnë e vonojnë reformat në drejtësi, por një gjë nuk mund ta kthejnë mbrapshtë, 14 shkurtin 2021. Aty është përcaktuar dhe vulosur vullneti i këtij populli për drejtësi”.
Kujtojmë se ky ligj është dërguar në Kushtetuese në korrik të vitit të kaluar nga dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, veprim ky i bërë ndarasi nga këto dy parti.
Ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, janë miratuar më 23 qershor, me 60 vota pro e një abstenim.