Gjykata urdhëron lirimin e menjëhershëm të familjarëve biznesmenë të ministrit të Kurtit

Gjykata urdhëron lirimin e menjëhershëm të familjarëve biznesmenë të ministrit të Kurtit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka udhëruar lirimin e Anil dhe Sefçet Damkës, familjarëve të Fikrim Damkës, ministrit të Zhvillimit Rajonal.

Themelorja e ka refuzuar kërkesën për paraburgim të Prokurorisë, dhe ka detyruar Drejtorinë për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupcionit që “të lirohen menjëherë sot më datë 13.05.2022” të pandehurit Anil dhe Sefçet Damka, shkruan në vendimin e Gjykatës të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi.

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dje kanë arrestuar dy familjarët të Fikrim Damkës, ministrit të Zhvillimit Rajonal.

Gazeta Insajderi pati zbulon se personat e arrestuar ishin Anil dhe Sefçet Damka, të dyshuar për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas policisë gjatë vitit 2021 pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.

“Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro)”, njofton Policia.

Shpërndaje në: