Gjyqi për spiunazh, përfundon seanca e sotme ndaj të akuzuarve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi

Gjyqi për spiunazh, përfundon seanca e sotme ndaj të akuzuarve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh.

Vetë i akuzuari Bedri Shabani tha se nuk është në gjendje të vazhdojë me seancën.

Seanca është caktuar të mbahet më 20 nëntor.

Të dyshuarit ishin arrestuar në qershor të vitit të kaluar, ndërsa prokuroria ka theksuar se ekziston dyshimi i bazuar se secili prej tyre ka kryer veprën penale të spiunazhit, sipas nenit 124 të KPRK-së.

Përveç kësaj, Muharrem Qerimi po akuzohet edhe për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

Prokurori ka kërkuar nga gjykata që të dyshuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen, duke kërkuar gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit deri në përfundimin e procesit gjyqësor./Periskopi/

Shpërndaje në: