Gjyqtari njohur kosovar do ta gjykojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Gjyqtari njohur kosovar do ta gjykojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Gjyqtari i njohur kosovar, Bekim Zogaj do të ketë edhe një përvojë të re në garën elite të klubeve evropiane në futboll, UEFA Champions League.

Zogaj është caktuar të jetë asistenti i parë në ndeshjen e rrethit të dytë kualifikues në mes të Rosenborg (Norvegji) dhe Celtic (Skoci).

Takimi do të zhvillohet më 1 Gusht në Lekerndal Stadium të Trondheim në Norvegji.

Ndeshjen e parë e kishte fituar Celtic 3:1, ndërsa kjo nuk është hera e parë që Zogajt i bJJesohet ndarja e drejtësisë në këtë nivel garash.

Bekim Zogaj jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Zvicër, e disa herë ka qenë në Kosovë për të ndarë përvojën e tij me kolegët nga Kosova.

Ai do jetë në Kosovë nga 4-11 Gusht në seminarin e rradhës për gjyqtarët e futbollit kosovar.

Shpërndaje në: