Gjysma e Pejës në terr, ja çka thonë nga KEDS-i

Gjysma e Pejës në terr, ja çka thonë nga KEDS-i

Nga mesdita një pjesë e madhe e qytetit të Pejës, që nga Rrokaqielli dhe dhjetëra Bashkësi Territoriale kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Sipas Qendrës së thirrjeve të KEDS-it, bëhet fjalë për një avari të madhe. KEDS thotë për Njëshin se po punohet në rikthim të energjisë, megjithëse prishja ka të bëjë me rrjetin nëntokësorë i cili ka shfaqur probleme ndër vite dhe kjo e vështirëson situatën, shkruan Express.

Nuk dihet se kur mund të rikthehet furnizimi me energji në këtë pjesë të madhe të qytetit të Pejës.

Shpërndaje në: