Gorilla më e vjetër në SHBA feston 60 -vjetorin e lindjes (VIDEO)

Gorilla më e vjetër në SHBA feston 60 -vjetorin e lindjes (VIDEO)

Kohët e fundit ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor, por mjekët thonë se gjendja e saj shëndetësore është duke u përmirësuar.

Colo është gorilla më e vjetër e vendit në kopshtin zoologjik Columbus në Amerikë dhe këtë javë ka festuar ditëlindjen, dhe ka bërë 60-vjeç.

Colo ka tejkaluar jetëgjatësinë e zakonshme të jetës së gorillave. Mosha e saj është vënë në qendër të vëmendjes, kujdesit shëndetësor, të mënyrës së ushqyerjes dhe janë përdorur të gjitha mënyrat terapeutike që ndihmojnë në jetëgjatësinë e kafshëve.

Qindra njerëz u mblodhën në kopshtin zoologjik këtë të enjte për të parë Colo, si dhe duke i kënduar “Happy Birthday”, ku nuk mungonin dekorimet me ngjyra të ndryshme dhe ëmbëlsirat.

Shpërndaje në: