Grabitet një taksist në Prishtinë, policia jep detaje
Një taksisti në Prishtinë, mbrëmjen e së mërkurës, i janë grabitur 15 euro.
Për këtë rast ka njoftuar Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh.
“Prishtinë 24.03.2026-20:30. Ankuesi mashkull kosovar -taksist, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënim të armës së ftohte thike i ka grabitur 15 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim./Periskopi/



