Grabitja e ka mërzitur Riberyn: Unë nuk vrapoj pas milionave, vrapoj pas topit

Grabitja e ka mërzitur Riberyn: Unë nuk vrapoj pas milionave, vrapoj pas topit

“Franck e do Firencen dhe kurrë nuk e çoi nëpër mend të largohej”. Sebastien Frey, ish-portieri i njohur i Fiorentinës, sqaron situatën e Ribery për mikrofonat e “Radio Toscana”, pasi foli direkt me kampionin francez në mëngjes. “Unë flas në emrin e tij, sepse kemi komunikuar këtë mëngjes. Ai ka qenë disi i izoluar dhe i mërzitur këto ditë, pas grabitjes së shtëpisë, por dëshiron të sqarojë se kurrë nuk tha se donte të largohej. Franck vetëm tha se do të marrë vendime për ta mbrojtur familjen e tij. Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në Nice, teksa reagimi im i parë ishte: Unë po shkoj në shtëpi, po largohem.

Kjo, për shkak se menjëherë mendojmë për familjen. Të të grabitet shtëpia nuk është shaka, ndaj në hidhërim e sipër, fillimisht mendon si të mbrosh të dashurit tuaj. Ai më tha ta përsëris se e do Firencen, e respekton Fiorentinën dhe projektin e saj, në asnjë moment nuk ka menduar të largohet, sidomos në këtë moment të vështirë. Ribery dëshiron të respektojë kontratën e tij. Ai e di marrëdhënien që kam me tifozët e Fiorentinës dhe dashurinë që kanë njerëzit këtu për mua, ndaj ma ngarkoi ta shpërndaj këtë mesazh. Unë ju them të qëndroni të sigurt, nuk do të largohet nga Fiorentina. Ndonjëherë takohemi dhe ju siguroj se ka respekt të madh për klubin, Commisso dhe tifozët”.

Ribery in campo a Parma, i ladri gli entrano in casa - Cronaca ...

Kujtojmë se para pak ditësh, shtëpia e francezit u grabit, teksa ai vetë ishte duke luajtur ndeshjen e Serie A në fushën e Parmës. Kur u kthye e gjeti shtëpinë të përmbysur nga “skifterët”, të cilët i kanë vjedhur gjëra të çmuara. Referuar ngjarjes, ish-ylli i Bayern Munich shkroi një status në frëngjisht: “Duke u kthyer nga kjo fitore kundër Parmës, u përballa me këtë në shtëpi. Në shtëpi, në Itali, vendin ku vendosa të transferohem dhe të vazhdoj karrierën time pas shumë vitesh të bukura të kaluara në Mynih. Por, ja se çfarë gjeta (foto e postuar).

Il calciatore cerca casa a Firenze? Ecco i suggerimenti di Casa.it ...

Kështu që, gruaja ime ka humbur disa çanta dhe disa bizhuteri, por faleminderit Zotit nuk është thelbësore. Ajo që më trondit është ndjesia e të qenurit i prekshëm nga hajdutët, nuk e pranoj këtë. Si duhet të ndjehem sot, pas asaj që ndodhi? Unë nuk vrapoj pas milionave, faleminderit Zotit që nuk humbas asgjë dhe prapë mund të vrapoj pas një topi, pasionit tim. Por pasion apo jo, familja ime vjen e para dhe ne do të marrim vendimet e nevojshme për mirëqenien tonë”.

Shpërndaje në: