Grainca: Emërues i përbashkët është rimëkëmbja e Kosovës

Grainca: Emërues i përbashkët është rimëkëmbja e Kosovës

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Adelina Grainca ka vazhduar takimet në fshatrat e Ferizajt.

Grainca banorëve të fshatrave, Softaj, Pojatë e Sazli iu tha se PDK ka platformë për trajtimin e nevojave të tyre.

“Sot bashkë me kandidatët për deputetë, z. Elmi Reçica dhe z. Rashit Qalaj, ishim në Softaj, Pojatë dhe Sazli. Dëgjuam çështjet që i preokupojnë banorët e këtyre tre fshatrave. Emërues i përbashkët është nevoja për rimëkëmbje dhe PDK ka plan për rimëkëmbjen e vendit. Kemi platformë me trajtim të hollësishëm të nevojave të qytetarit. Me përkrahjen e madhe që po e marrim ditë për ditë do ta jetësojmë këtë plan. Do t’i japim jetë kësaj platforme.”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Periskopi.

 

https://www.facebook.com/AdelinaGraincaPDK99/posts/107965644631883

 

Shpërndaje në: