Grajqevci i pakënaqur me Qeverinë: Më shumë ka përparësi çështja e dinarit, sesa ajo e të pagjeturve

Grajqevci i pakënaqur me Qeverinë: Më shumë ka përparësi çështja e dinarit, sesa ajo e të pagjeturve

Është mbajtur mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Anëtarët e këtij komisioni janë takuar me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur si dhe të Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Zhdukur.

Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve, përlotet gjatë diskutimit në Komision.

“Shumë persona i gjetëm nëpër puse”, ka thënë Grajqevci.

Grajqevci, në nisje të diskutimit kujtoi nënën e tij, derisa iu mbushën sytë me lot, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se shteti po flen, nuk është duke punuar për çështjen e të pagjeturve, duke shtuar se institucionet nuk kanë punuar dhe sot nuk punojnë, ndërsa Vuçiqi po e bën rrenën të vërtetë.

Tutje, ai tha se shumë persona janë gjetur  nëpër puse, ndërsa bëri kritika ndaj politikanëve se më shumë përparësi i jepet bisedimeve në Bruksel, çështjes së dinarit dhe jo çështjes së të pagjeturve.

Shpërndaje në: