Gramoz Vokrri godet Ademin: I fitoi zgjedhjet në shpinën e babës tem, po e shkatërron Federatën

Gramoz Vokrri godet Ademin: I fitoi zgjedhjet në shpinën e babës tem, po e shkatërron Federatën

I ftuar në emisionin sportiv ‘Sports Show’ të Klan Kosovës, Gramoz Vokrri për herë të parë publikisht është pronocuar rreth situatës me Agim Ademin. 

Djali i legjendës Fadil Vokrri ishte larguar nga puna në Federatën e Futbollit të Kosovës pasi siç pretendon ai, për shkak të një kundërshtimi, të cilin e ka bërë publik sot, raporton Periskopi.

”Pas vdekjes së babait, pas një muaji, kam menduar të kthehem në Francë bashkë me familjen time. Por krerët aktual të FFK-së më ndalën dhe më ofruan punë, por jo një detyrë të caktuar”.

”Nuk shkova edhe shkaku i dhimbjeve të nënës, që në këto rrethana ishte e madhe”, deklaroi fillimisht Vokrri.

Më tej, ai ka zbuluar se në ditën e dytë të të pames së babait të tij, Agim Ademi ka filluar të mbledhë votat për t’u zgjedhur si kryetar: ”Po, ai në ditën e dytë të pames së babës ka filluar me i marrë nënshkrimet, tani normal që njerëzit nuk refuzojnë në ato momente”.

”Ata i kanë fituar zgjedhjet në shpinën e babës tem, duke ia përmendur emrin çdo moment”.

Gramozi tregon edhe arsyen pse kishin filluar të acaroheshin punët me Ademin:

”Babai jem ka pasë mandat në FFK deri në vitin 2018, e unë i kam thanë Agimit që ai duhet të largohet pasi e ka marrë mandatin e babait tim. Ai insistojke se mandati i tij është katërvjeçar dhe prej këtu punët kanë fillu me u acaru”, tregon versionin e tij Gramozi.

”Ky nuk ishte vizioni i babait tim. Fadili i ka bo krejt klubet e baraspeshuar, ka nda para për të gjithë barabartë”, thoshte ndër të tjera ai, duke aluduar në skandalin e 38 mijë eurove që po pretendohet se i janë dhënë Prishtinës. /Periskopi/

Shpërndaje në: