Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës te Thaçi në Hagë: Padrejtësia vazhdon, Jack Smith është një turp
Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale, ka reaguar për vizitën e Ramësn në Hagë.
Sipas Grenellit, Jack Smith është një turp, duke shtuar se se Rama ka të drejtë.
“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore Jack Smith kundër ish-Presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që padrejtësia të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan Grenell./Periskopi/



