Gruaja i merr dy vajzat dhe ikë në Shqipëri, ia kërkon 10 mijë euro burrit për t’i kthyer

Gruaja i merr dy vajzat dhe ikë në Shqipëri, ia kërkon 10 mijë euro burrit për t’i kthyer

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Obiliq ku një person ka raportuar se gruaja e tij , i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri, ndërkaq për t’i sjellë fëmijët në Kosovë i ka kërkuar dhjetë mijë euro.

Rasti është paraqitur të hënën në orën 12:55.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për t’i sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në: