Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja

Përparim Gruda, koordinator për Drejtësi në PDK tha se është fakt se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë “zotim ndërkombëtar” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gruda tha në T7 se është i bindur se kjo do të ndodhë.

“Edhe këtë do ta bëjnë. Jam i sigurt”, tha ai.

Ajo çfarë po bën Kurti aktualisht, sipas Grudës, “është një orvatje për me e shty eventualisht deri në zgjedhjet e reja”.

Gruda tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shmangë autonominë për serbët, nëse për këtë zotohet Qeveria e vendit.

“Problem e ka Gjykata Kushtetuese me e shmangë autonominë, nëse ti zotohesh për të”, tha ai.

Ai përmendi edhe postimin e Kurtit në “X” për bisedën që ai tha se e zhvilloi me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Në Twitter, kancelarit gjerman i thotë do ta zbatojë. Në shqip në Facebook nuk e thotë”.

 

Shpërndaje në: