Gruda i reagon Muratit: Po e ngatërron fillimin e mandatit me ushtrimin e plotë të funksioneve parlamentare

Gruda i reagon Muratit: Po e ngatërron fillimin e mandatit me ushtrimin e plotë të funksioneve parlamentare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili kishte thënë se deputetët e Kuvendit ende nuk janë ngarkuar zyrtarisht me funksionin e tyre, duke u mbështetur në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, shkruan Periskopi.

Gruda, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ka deklaruar se interpretimi i Muratit është i gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës.

“Ky interpretim i aktgjykimit është krejtësisht i pasaktë për arsyet…Ka dallim thelbësor midis fillimit të ushtrimit të mandatit dhe ushtrimit të plotë të funksionit. Momentalisht, deputetët janë duke ushtruar vetëm një pjesë të funksioneve të tyre sepse Kuvendi nuk është konstituar ende, por ata janë deputetë, sepse ndryshe as nuk do të kishin mundur të hynin në sallën e Kuvendit…Deputeti Murati ngatërron konceptet si:

– fillimi i mandatit,
– ushtrimi i pjesshëm i funksioneve, dhe
– ushtrimi i plotë i funksioneve parlamentare.
Ky ngatërrim çon në një interpretim të gabuar të Kushtetutës dhe të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.”, ka shkruar Gruda.

Hekuran Murati s’i ndal sulmet ndaj 3 gjyqtarëve të Supremes, i quan “absurde” vendimet e tyre

Shpërndaje në: