Gruevski me detyrë të re në Kuvend (Foto)

Gruevski me detyrë të re në Kuvend (Foto)

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski tani më ka detyrë të re të cilën do ta ushtroj në Kuvendin e Maqedonisë.

Bëhet fjalë për emërim në komisionet parlamentare ku çdo deputet emërohet në disa komisione. Emërimet në këto komisione bëhen sipas kërkesës së deputetëve dhe sipas profesionit të deputetëve.

Në faqen e internetit të Kuvendit në Komisionin për çështje kushtetutare figuron emri i ish-kryeministrit Gruevski, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Profili i tij në këtë faqe nuk është i përditësuar, ku duke me foto të vjetëruar, të bërë para 10 viteve ndërsa email adresa ku mund t’i drejtoheni atij është : [email protected]. Gruevski do të jetë vetëm anëtar i këtij komisioni ndërsa vendi kryetarit do të duhet të zgjidhet në komisionin për zgjedhje dhe emërime.

 

 

Shpërndaje në: