Grupi i oligarkëve të mëdhenj që po ja mësyjnë privatizimit te Brezovicës

Grupi i oligarkëve të mëdhenj që po ja mësyjnë privatizimit te Brezovicës

Në kohët e fundit, tema mbi privatizimin e Brezovicës është aktualizuar edhe më shumë, pasi që politika kosovare po e mban peng qysh një kohë të gjatë dhe nevoja për investime për ngjalljen e këtij resorit shumë të vlefshëm është gjithnjë e më shumë e domosdoshme.

Dhe si duket lëvizjet dhe aktivitetet për privatizimin e kësaj pasurie shtetërore po vazhdojnë edhe në prapaskenë.

Nga disa burime mësojmë se një grup biznesmenësh të mëdhenj te ashtuquajtur Oligark brenda vendeve të tyre, janë organizuar për realizimin e këtij transaksioni, në ketë grup mësojmë se bëjnë pjesë 5 biznesmen të njohur për redaksinë dhe janë si vijojnë: një biznesmen i madh dhe i njohur nga Turqia, një nga Republika Çeke, një nga Bulgaria, një nga Azerbajxhani, dhe një biznesmen nga Kosova, ku sipas burimeve del të jetë oligarku i ri Bledian Ramadani, pronar i kompanisë se njohur GITOR SHPK, dhe disa kompanive tjera ne industrinë e ndërtimit, sigurisht të shtyrë nga i lartpërmenduri rreth idesë se privatizimit të këtij resorti shumë vital dhe profitabil.

Sipas mediave kroate ky grup biznesmenesh janë takuar shumë herë brenda vitit 2023.

Njëherë në Baku në Azerbajxhan, më vonë pastaj në Dubrovnik në Kroaci, dhe se fundmi në Pragën e Republikës së Çekisë.

Burime nga atje thonë se ata kanë qëndruar në jahte dhe lokale rreth Dubrovnikut dhe përgjatë gjirit të Budves.

Pjesë e takimeve me grupin është parë edhe një biznesmen shume i njohur për redaksinë nga Emiratet Arabe.

Interesante është fakti për lidhjen e multimilionerit Ramadani me këtë grup biznesmenesh, pasi që nga e kaluara ka pasur edhe raste tjera te krijimit te konzorciumeve te pretenduara të huaja, mirëpo me pronar biznesmen nga Kosova.

Por sipas informatave të deritanishme, ky grup po funksionon edhe në disa biznese tjera ne Ballkan dhe regjion, dhe është grup i njohur, ku se fundmi një nder thashethemet më të mëdha që po përflitet është edhe blerja e një hoteli shumë të famshëm nga filmat e James Bond në Budva të Malit te Zi, Rrëmbimi i disa përfaqësive nga Beogradi, investimi ne Kroaci në mullinjtë me erë, blerja e disa hidrocentraleve në Bullgari, ku po pretendohet se i tërë grupi është aksionar normalisht përfshire edhe multimilionerin Ramadanin.

Sigurisht se konzorciume të tilla të mëdha zotërojnë kapital shumë të madh multimilionesh në dollarë dhe sa mund t’i rezistojnë ministrat e Kurtit këtij grupi, mbetet të shihet.

Shpërndaje në: