Guardiola: Do të japim jetën për t’u bërë kampionë në xhiron e fundit

Guardiola: Do të japim jetën për t’u bërë kampionë në xhiron e fundit

Pep Guardiola iu ka premtuar tifozëve të Manchester City se të dielën do të japin gjithçka që ata të festojnë.

Trajneri i Manchester City ka thënë se ndaj këtij Liverpooli nuk mund të presësh festë pa përfunduar të gjitha ndeshjet.

Ai i ka ftuar të gjithë tifozët të jenë në stadium dhe nëpër rrugë, sepse skuadra e tij do të jap gjithçka për t’i bërë ata të festojnë.

“Mund t’iu siguroj për diçka: për një javë, stadiumi ynë do të jetë shumë i zhurmshëm, do të japim jetën, dhe ata do të na japin jetë, për 95 minuta. Është privilegj i jashtëzakonshëm të fitosh një ndeshje në shtëpi për t’u bërë kampion i Premier League”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“I inkurajoj të gjithë, të gjithë blutë e Mançesterit: dilni në rrugë, shkoni në stadium, sepse ne do të japim gjithçka për të fituar Premier League. Jam shumë i sigurt për këtë. Kundër këtij Liverpooli nuk mund të fitosh titullin katër ndeshje më herët. Privilegji është se e kemi ndeshjen në shtëpi dhe në duart tona”, shtoi tutje trajneri spanjoll.

Manchester City luan ndeshjen e fundit të dielën, kundër Aston Villa, në ‘Etihad’. Me një fitore, ata shpallën kampionë të Premier League.

Shpërndaje në: