Guardiola: Man City? Jo, ky ekip luan futbollin më të bukur në botë
Pep Guardiola është larguar nga Barcelona por ai ka vetëm lëvdata për ish ekipin e tij.
Menaxheri i Manchester Cityt ka thënë se gjiganti katalan është skuadra me futbollin më të bukur në botë.
Guardiola do të ndeshet me Barcelonën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Dhe, ai pret ballafaqime të vështira.
“Barcelona është më e mira, në aspektin e lojës. Dhe, do të jetë një test i madh për ne”, deklaroi Guardiola, përcjell “Lajmi.net”.
“Mënyra e lojës së tyre është më e mira në botë dhe janë duke e bërë tashmë një kohë të gjatë”, u shpreh ai.



