Guardiola pyetet si të ndalet Messi, jep përgjigjen brilante

Guardiola pyetet si të ndalet Messi, jep përgjigjen brilante

Pep Guardiola ka dhënë disa komente para ndeshjes që skuadra e tij e luan ndaj PSG.

Para kësaj ndeshje, nuk kishte se si Guardiola të mos pyetej edhe për Lionel Messin, lojtarin e tij të preferuar.

“Është shumë e vështirë”, ka thënë Guardiola, i pyetur për mënyrën se si të ndalet Messi, përcjell Periskopi. “Ndonjëherë kur ai ka topin, ti nuk e di se çfarë duhet të bësh”, shtoi ai.

“Secili lojtar mund të jetë yll nëpër skuadra, por ata janë katër në një skuadër”.  Jam shumë i lumtur që ai po luan akoma në nivelin që luan dhe kualitetin që ka”, ishin fjalët e Pep Guardiola.

Leo Messi i shënoi gol Manchester City në përballjen e parë mes këtyre skuadrave këtë vit. Ka gjasa që ai t’i shënojë përsëri nesër./ Periskopi/

Shpërndaje në: