Gucati: Mesazhi i protestës sonë do të dëgjohet edhe në Hagë

Gucati: Mesazhi i protestës sonë do të dëgjohet edhe në Hagë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për protestën e thirrur sot kundër, siç thotë ai, padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një lidhje direkte për emisionin “Kosova Today”, Gucati tha se kjo protestë është një rikthim i frymës së bashkimit të viteve të ’90-ta.

“Sot do të jemi të bashkuar. Sot besoj se qytetarët e Kosovës do të bashkohen sikur atëherë, në vitet e ’90-ta. Mesazhi ynë është i qartë dhe besoj se do të dëgjohet jo vetëm nga Gjykata Speciale, por në mbarë botën demokratike – se kjo gjykatë është e padrejtë dhe e njëanshme”,  theksoi ai./Periskopi/

Shpërndaje në: