Gucati-Speciales: Njëri prej hetuesve tuaj piu raki në zyrën time në OVL, raki në orar të punës

Gucati-Speciales: Njëri prej hetuesve tuaj piu raki në zyrën time në OVL, raki në orar të punës

Hysni Gucati ka thënë se njëri nga hetuesit e Dhomave të Specializuara, të cilët kishin shkuar në zyrën e OVL-UÇK-së për të marrë dosjet që rrodhën nga kjo gjykatë, kishte pirë raki në orarin e tij të punës.

”Zotria më ka thënë që edhe një muaj ditë mund t’i mbani dokumentacionet, Policia e Kosovës nuk vjen. Kemi pi kafe në zyrën time, madje po ta them edhe një sekret: njëri prej tyre ka pi edhe raki në orar të punës. Ka pi raki në zyren time”.

Këtë Gucati e zbuloi derisa po përgjigjen në pyetjet e prokurores së pranishme, se cili ka qenë komunikimi i zyrtarëve të OVL-UÇK-së me hetuesi.

”Ka ardhë hetuesi juaj që flet gjuhën shqipe shumë mirë. Unë kam pranu me shumë mirësi për me i fotografu dosjet, e erdh në zyrën time e më tha që ‘’këto dokumentacione janë tonat’’. Ne edhe një muaj mund të rrimë këtu, dhe Policia e Kosovës nuk vjen me qenë dëshmitar. Ne jemi këshillu me Tomë Gashin, dhe atëherë kemi vendos me i dorëzu. Kjo është e gjitha, ky është realiteti”.

Tutje ai ka përsëritur qëndrimin e tij se ai nuk është në dijeni se kush arriti t’i nxjerr nga Specialja dosjet që përfunduan në zyren e OVL-UÇK-së.

”Do të vdes me zhig, me ditë kush i ka pru ato dokumentacione. Letra, ta kisha ditë që ka qenë me kaq shumë peshë, nuk e kisha hudh, por e kisha pru këtu”.

Shpërndaje në: