“Gucci” lajmërohet pas plagosjes në Durrës
Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”, ka publikuar një video të re në instastory, vetëm një ditë pas plagosjes së tij në Durrës.
Në pamjet e postuara, ai shihet i shtrirë me dorën e fashuar, ndërsa ambulanca ndodhet pranë tij.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 9 të Durrësit, ku Kuçi u plagos me armë zjarri në parakrah.
Sipas Policisë së Durrësit, autori i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende nën hetim.
Fabion Kuçi është një prej figurave më aktive në TikTok, shpesh i përfshirë në përplasje virtuale me personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./Periskopi/




