Haaland “egjel” për kundërshtarët, shënon gol në çdo 28 prekje

Haaland “egjel” për kundërshtarët,  shënon gol në çdo 28 prekje

Detyra kryesore e një sulmuesi është ajo që të shënojë gol dhe në Evropë janë të paktë lojtarët që janë në gjendje të konkurrojnë me Erling Haalandin.

Sulmuesi norvegjez e ka një kapacitet unik të mbetet “nën hije” gjatë lojës duke marrë pjesë shumë pak në aksione.

Por, atij i mjafton një rast, një top i vetëm për të kryer punë.

I qetë, gjakftohtë dhe me një instinkt “vrasës”.

Janë këto karakteristikat që e bëjnë sulmuesin e Manchester Cityt aq special.

Sipas statistikave të nxjerra nga “Who Scored”, asnjë sulmues që i ka shënuar 10 e më shumë gola në këtë sezon në pesë ligat më të forta evropiane nuk ka nevojë për më pak topa në këmbë për të shënuar, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Salzburgut dhe Borussia Dortmundit shënon gol në çdo 28 prekje të topit.

Pak prapa tij gjenden Harry Kane (28,9 prekje për 1 gol) e Artem Dovbyk (34,9), ndërsa Top 5 kompletohet me Victor Osimhen (36,6) e Serhou Guirassy (36,7).

Edhe pse është larg shifrave montruoze të sezonit të kaluar, edhe për shkak të disa problemeve fizike, të cilat ia ulën rendimentin dhe që e detyruan të pushonte dy muaj, Haaland i ka realizuar 29 gola në 34 ndeshje dhe do të jetë interesante ta shohim në sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Shpërndaje në: