Haaland i papërmbajtshëm pas humbjes nga Bayern Munichu: Referimi ishte skandaloz

Haaland i papërmbajtshëm pas humbjes nga Bayern Munichu: Referimi ishte skandaloz

Borussia Dortmund ka humbur derbin e Gjermanisë, ‘Der Klassiker’, duke u mposhtur 2:3 nga Bayern Munich.

Fati i këtij takimi u vendos nga një gol që u shënua nga penalltia, por për këtë penallti kishte shumë diskutime.

Lojtarët e Dortmund mendojnë se aty nuk kishte të bënte asgjë me penallti. Erling Haaland madje e cilëson si skandal në vete.

“Mendoj se kur flasim për referimin, duhet të themi se ishte skandaloz. Ai ishte arrogant dhe unë nuk do të shtoj më shumë”, ka thënë Haaland.

Për gjyqtarin foli edhe Jude Bellingham, i cili po ashtu kishte vetëm kritika.

“Ju shihni shumë nga vendimet në këtë takim. Ju i jepni këtë ndeshje një gjyqtari që ka fiksuar ndeshje më parë në Gjermani, dhe çfarë prisni?”, tha anglezi.

Shpërndaje në: