Hadërgjonaj: Kundër Suedisë presim fitore

Hadërgjonaj: Kundër Suedisë presim fitore

Kombëtarja e Kosovës do të takohet me Suedinë më 9 tetor nga ora 18:00.

Futbollistët kosovar janë duke u përgatitur maksimalisht për këtë duel, Florent Hadërgjonaj beson që Kosova mund ta mposht Suedinë.

“Besoj se tri ndeshjet e shtatorit kanë qenë shumë të mira dhe kemi bërë hapa përpara”.

“Veten po e ndjej mirë dhe shpresoj se i gjithë ekipi do të vazhdojmë me paraqitje të mira”.

“Të shtunën presim fitore si gjithmonë dhe po përgatitemi bukur mirë për këtë ndeshje”.

“E dimë se çka na pret në Suedi, sepse kanë kualitet, por e njohim si kundërshtar. Atje do të ketë shumë tifozë tanë dhe pa dyshim do të jetë diçka speciale”, tha Hadërgjonaj.

Pas ndeshjes me Suedinë, Kosova përballet me Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri” më 12 tetor.

Shpërndaje në: