Hailey Bieber nuk mund ta regjistrojë brendin ”Beauty Bieber”

Hailey Bieber nuk mund ta regjistrojë brendin ”Beauty Bieber”

Kërkesa e Hailey Bieber për regjistrimin e emrit tregtar është refuzuar për shkak të bashkëshortit të saj Justin Bieber.

Sipas “The Blast”, 22-vjeçarja e kishte paraqitur kërkesën për ta trademarkuar brendin Beauty Bieber me planet për ta lansuar linjën e saj për produkte të bukurisë dhe atyre kozmetike. Por kërkesa e yllit është refuzuar nga Zyra e Patentave dhe Trademark të Shteteve të Bashkuara për shkak të ngatërrimit të mundshëm me trademarkat, që tashmë janë në pronësi të bashkëshortit të saj dhe yllit të hitit “Sorry”.

Aplikimi i Hailey u refuzua zyrtarisht për shkak të “ngatërrimit të mundshëm” dhe “ngjashmërisë” me markën tregtare të Justin, për të cilën ai kishte aplikuar në vitin 2003, kur ishte vetëm nëntë vjeç. Koha e trademarkut është e pazakontë, pasi që Justin nuk e publikoi ​​albumin e tij të parë solo, “My World”, deri në vitin 2009, shkruan KOHA Ditore.

Ylli kanadez i popit e kishte regjistruar emrin e tij për produkte si kozmetika, parfumet, sapunët, shampot dhe kremrat. Linja kozmetike e Hailey do ta shënonte solo debutimin e saj në produktet e bukurisë, pas bashkëpunimeve të saj të mëparshme me brendet, përfshirë bareMinerals.

Pavarësisht se kërkesa e saj për Beauty Bieber u refuzua, Hailey ka mundësi të tjera pasi që e ka trademarkuar emrin e saj të martesës në tetor të vitit të kaluar, vetëm disa javë pas martesës intime në gjykatën e New Yorkut.

Shpërndaje në: