Hakerët sulmojnë ueb faqen e Bankës Qendrore Evropiane

Periskopi.com Tech & Auto

Banka Qendrore Evropiane (ECB) ka shuar sot njërën nga ueb faqet e saj, pasi ishte sulmuar nga hakerët dhe infektuar me viruse.

ECB ka bërë të ditur se të dhënat e ndjeshme nuk janë rrezikuar, por ka mundësi të jenë vjedhur adresat e email-ave dhe emrat e parapaguesve të “Fjalorit të integruar mbi raportimin e bankave (BIRD)”, transmeton Reuters.

BIRD është njëra nga ueb faqet, të cilat banka qendrore e përdor për të ndihmuar bankat, në mënyrë që të përmbushin standardet e hulumtimeve, të cilat i konfirmojnë rregullatorët globalë.

 

Shpërndaje në: