Halimi: Po bëjmë mirë si grup, shpresoj të vazhdojmë kështu

Halimi: Po bëjmë mirë si grup, shpresoj të vazhdojmë kështu

Besar Halimi ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes me Greqinë.

“E merituam një pikë. Ndoshta më shumë, por duhet të jemi të pjekur. Ishte gol i panevojshëm ai i grekëve. Shkonim me 0:0 në pjesën e dytë. Mund të merrnim tri pikë këtu”, tha Halimi, përcjell Periskopi.

“Muajt e kaluar ishin të vështirë për mua. Pas ndeshjes me Spanjën isha dy muaj i lënduar. Erdhi klubi i ri dhe nuk arrita mjaftueshëm nivelin fizik. Ndihem çdo ditë më mirë. Besoj se sot ishte OK. Arrita maksimumin. Ishim mirë si skuadër, shpresoj të vazhdojmë kështu”.

“Prej ditës së parë kam vërejtur ndryshimet. Stërvitjet ishin intensive. Po shkojmë mirë si kolektiv, shpresoj të vazhdojmë kështu. Kemi treguar se vetëm si kolektiv mund të mposhtim skuadra si Greqia apo Çekia”, shtoi Halimi mes tjerash.

Për Dresevic

“Besoj që Ibro dy lojtë e fundi ishte fantastik për ne, edhe për Valonin, pasi defensiv ishte super”. /Periskopi/

Shpërndaje në: