Hamza: Ambasadori Guerot ia ka përcjellur kabinetit të Macronit letrën time për heqjen sanksioneve
Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin francez, Olivier Guerot.
Hamza tha se Guerot ia ka përcjellur kabinetit të presidentit Macron letrën e tij për heqjen e sanksioneve të BE’së ndaj Kosovës.
“Një takim i shkëlqyer me Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. Ambasadori më njoftoi se letrën time për heqjen e të gjitha sanksioneve të BE-së ia ka përcjellë kabinetit të Presidentit Macron. Populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri. Ne biseduam edhe për nevojën e kthimit të normalitetit dhe stabilitetit në vend. Si kryeministër i ardhshëm, fokusi im do të jetë rikthimi te temat e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me aleatët tanë”./Periskopi/
Postimi i plotë:



