Hamza i pikëlluar thellë pas vdekjes tragjike të tre kosovarëve në Vjenë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i pikëlluar thellë pas vdekjes tragjike të tre shtetasve kosovarë në një kantier ndërtimi në Vjenë të Austrisë.
Ai ngushëlloi familjarët e viktimave, ndërsa tha se në këto momente të vështira qëndron pranë tyre.
“I pikëlluar thellë nga tragjedia në Austri, ku humbën jetën disa persona, mes tyre tre të rinj nga Kosova. Ngushëllime të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Në këto momente të vështira, me mendje e zemër jemi pranë tyre”, ka shkruar kreu i PDK-së në Facebook.



