Hamza: Pas 21 dhjetorit, jam i bindur se do të ketë krijim të institucioneve
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka folur pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe krerët e partive politike, raporton Periskopi.
Hamza tha se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 28 dhjetor, duke propozuar datën 21 dhjetor për mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Data për zgjedhje të jetë 21 dhjetor sepse kemi pas një shtyrje të vazhdueshme, bllokadë në krijimin e institucioneve që bjen barrë e partisë që ka më shumë vota.
Nuk shkon edhe me kërku urgjencë në krijim të institucioneve, edhe me kërku datë të vonshme të zgjedhjeve. Pas këtyre zgjedhjeve, jam i bindur se do të ketë krijim të institucioneve”, tha Hamza.
Haradinaj “kërcënon” partitë politike: Nuk do ta toleroj askënd që e bllokon shtetin



