Hamza pas dorëheqjes të Krasniqit: Me integritet e drejtoi partinë në periudhat më të vështira
Ushtruesi i detyrës të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pasi Memli Krasniqi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të kësaj partie, shkruan Periskopi.
Hamza, e ka falënderuar Krasniqin për kontributin e dhënë në PDK, derisa e ka quajtur “mik”.
“Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira”, ka shkruar ndër tjerash.
Postimi:
Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira.
Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im!
Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë.



