Hamza takon ambasadorin gjerman: I gatshëm të formojë institucionet pas zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka pritur ambasadorin e ri gjerman, Rainer Rudolph, ku e ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike veçanarisht për zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Periskopi.
Sipas një postimi në “Facebook” Hamza ka thënë se është i gatshëm për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Njoftimi i plotë:
Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt.
Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE.
Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike.



