Hamza takon krerët e OVL UÇK: Kosova u ndërtua falë sakrificës se luftës së UÇK
Kryetari i Parrisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hazma ka takuar udhëheqësit e OVL UÇK , raporton Periskopi.
Njoftimin e ka bërë vetë Hamza duke shkruar se krerët e OVL UÇK bartin me krenari plagët dhe kujtimet e luftës së lavdishme.
Njoftimi:
Sot i prita udhëheqësit e OVL-së së UÇK-së, burra që bartin me krenari plagët dhe kujtimet e luftës sonë të lavdishme. Çdo rrëfim i tyre na kujton se ky shtet u ndërtua me sakrifica që as koha dhe as harresa nuk mund t’i shlyejnë.
Kosova që duam sot, më e zhvilluar, më e fortë, më dinjitoze, duhet të mbështetet mbi vlerat që heronjtë tanë i mbrojtën me jetë.
Lavdi të rënëve dhe respekt të përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin tonë!



